Pendarovski: Kam mbështetje edhe nga të pavendosurit

Pendarovski: Kam mbështetje edhe nga të pavendosurit

Kandidati për president i LSDM-së dhe koalicioni Stevo Pendarovski tha se është i kënaqur me sondazhet e fundit, sepse sipas tij, ata tregojnë se ai merr mbështetje edhe nga të pavendosurit, përcjell FLAKA.

“Jam i kënaqur me numrat në sondazhet. Kam një numër të qëndrueshëm votuesish maqedonas dhe shqiptarë. Rjtingu im është aktualisht më i lartë se rejtingu i LSDM-së dhe është më i lartë se rejtingu i vetë koalicionit. Që do të thotë se kam mbështetje edhe nga të pavendosurit. Jam shumë i kënaqur që kam mbështetje përtej vijave etnike. Ky koalicion është bërë në mënyrë që të mos ketë tregti midis dy raundeve. Askush nuk do të autorizohet nga unë për të negociuar votat e Rekës”, tha Pendarovski në emisionin “Top tema në anën tuaj” në TV Telma.

Ai shprehu besim se ambienti i zgjedhjeve do të jetë demokratik dhe se edhe nëse ai nuk do të zgjidhej president, në mbrëmje, ai do të shfaqej dhe do ta përgëzonte atë që do të fiton. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 15, 2019 22:23
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.