Pendarovski: Me anëtarësimin në NATO, po realizojmë përcaktimin strategjik

Pendarovski: Me anëtarësimin në NATO, po realizojmë përcaktimin strategjik

Anëtarësimi i plotë i RMV-së në NATO do të përmbyll kurorën e sigurisë në rajon, thotë kreu i shtetit, Stevo Pendarovski, duke shtuar se po realizohet edhe qëllimi strategjik i vendit. Tani e tutje vendi do të respektojë parimin për siguri të përgjithshme të NATO-s si dhe vlerat demokratike, thotë presidenti.

“Hyrja jonë në NATO përfundimisht do të kontribuojë dhe do ta rrumbullakojë sigurinë rajonale, sepse Shqipëria në perëndim është anëtare e NATO-s, Bullgaria gjithashtu, po ashtu Greqia dhe Turqia janë që nga viti 1952, ndërsa në Kosovë vetëm se kemi trupa të NATO-s nga vitit 1999, kështu që me hyrjen tonë në NATO definitivisht stabilizohet kurora jugore e aleancës që është me rëndësi edhe për rajonet më të gjëra dhe më të rëndësishme të sigurisë, atij të lindjes së afërt dhe atij miditerian.”,- tha kryetari i shtetit, Stevo Pendarovski.

Burns: RMV meritoi të jetë anëtarja e 30 e NATO-s

Maqedonia e Veriut pas sfidave politike që tejkaloi ka merituar anëtarësimin e plotë në NATO, theksoi ambasadorja e ShBA-ve, Kate Marry Burns. Sipas saj, kjo arritje do ta rrisë bashkëpunimin mes dy vendeve në nivel më të lartë.

“Vetëm për pak muaj flamuri juaj do të valojë bashkë me flamujt e tjerë në Bruksel. Ne jemi bashkëpunëtorë prej kohësh dhe jemi aty për t’ju parë së bashku me një tavolinë me vendet tjera. I japim përkrahje anëtarësimit tuaj në NATO dhe mendoj se kjo është e merituar të jeni anëtarja e 30 e NATO-s. Keni realizuar çështje të rëndësishme, e di se është dashur kompromis dhe po ashtu reforma për të arritur aty ku jeni tash.”,- theksoi ambasadorja e SHBA-ve, Kate Mary Burns.

Ambasadorja Burns përkujtoi se përveç përfitimeve, shteti duhet të respektojë nenin 5 të NATO-s që kërkon 2% nga BPV, që do të shpenzohen për mbrojtjen dhe modernizimin e armatës, me çka, sipas saj, do të plotësoheshin kërkesat e paktit veriatlantik.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 2, 2019 19:23

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.