Pendarovski në Bosilovë dhe Vasilevë: Nuk do të lejojmë dikush të luaj me të ardhmen

Pendarovski në Bosilovë dhe Vasilevë: Nuk do të lejojmë dikush të luaj me të ardhmen

Në takimet e sontme me banorët e komunës së Bosilovës dhe Vasilevës, kandidati i përbashkët për presidentin Stevo Pendarovski bëri thirrje që në zgjedhje të mbështetet konceptin që çon përpara, sepse kjo do të thotë zhvillim dhe një jetë më të mirë, domethënë anëtarësimi në NATO dhe integrimi në BE që ofrojnë vende pune dhe më shumë para mes fermerëve, për qytetarët, përcjell FLAKA.

“Më 21 prill dhe 5 maj, në zgjedhje, le të frymëzohemi në politikat e kësaj qeverie për të treguar se Maqedonia është në rrugën e duhur dhe nuk i lejon kundërshtarët politikë të rrezikojnë me të ardhmen e vendit. Ata nuk kanë një pozicion për gjëra të rëndësishme, por ata kanë një pozicion që do të anulojnë dhe rishikojnë gjithçka që kjo qeveri bën për njerëzit dhe shtetin. Prandaj, le të shkojmë në votime masovikisht dhe të votojmë për numrin 3, për të vazhduar në rrugën e drejtë së bashku”, tha Pendarovski.

Ai theksoi për të pranishmive se zgjedhjet e ardhshme janë veçanërisht të rëndësishme për reformat që të vazhdojnë, për të vazhduar progresin në integrimin. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 13, 2019 22:13
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.