Pendarovski: Në kabinetin tim do të ketë një këshilltare për barazi gjinore

Pendarovski: Në kabinetin tim do të ketë një këshilltare për barazi gjinore

Kandidati i përbashkët për president i shumicës, Stevo Pendarovski mori pjesë sot në një debat qytetar me gratë nën moton “Të barabartë”, përcjell FLAKA.

Gratë, tha Pendarovski, duhet të jenë të përfshira në mënyrë aktive në çdo fushë të jetës shoqërore dhe kjo do të jetë angazhimi i tij si president i ardhshëm.

“Do të emëroj këshilltare speciale për barazi gjinore dhe promovimin e pjesëmarrjes së grave në politikë. Siç e thashë, kjo do të jetë një nga 8 projektet e mia të para, të shpallura për 8 muajt e parë”, tha Pendarovski.

Vetëm një shoqëri e barabartë, theksoi Pendarovski, mund të jetë vërtet e drejtë, e fortë dhe progresive. Ky është qëllimi ndaj të cilit ne duhet të punojmë së bashku çdo ditë. Unë jam zotuar të mbroj të gjitha vajzat dhe gratë që ende përballen me dhunën me bazë gjinore, të cilët akoma nuk kanë qasje të barabartë në arsim, punë, shëndetësi.

“Ne duhet të krijojmë kushte për çdo grua që të ketë trajtim të barabartë dhe kushte për zhvillim dhe përparim”, tha Pendarvoski. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 13, 2019 20:52
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.