Pendarovski nënshkroi dekrete për shpalljen e 18 ligjeve

Pendarovski nënshkroi dekrete për shpalljen e 18 ligjeve

Kryetari i RMV-së, Stevo Pendarovski, nënshkroi dekrete për shpalljen e 18 ligjeve të cilat nuk ishin të nënshkruara nga kryetari i mëparshëm, Gjorge Ivanov.

Siç kumtuan nga kabineti i kryetarit Pendarovski, janë nënshkruar dekretet për shpalljen e Ligjit për ndalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, Ligji për ndihmë juridike falas, Ligji për qasje të lirë deri tek informatat me karakter publik, Ligji për këshill gjyqësor të RMV-së, Ligji për plotësimin e Ligjit për shërbim në Armatën e Republikës së Maqedonisë, Ligji për ndërprerjen e shtatzënisë, si dhe Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për subvencionimin e kredisë banesore. “Implementimi i këtyre ligjeve sjell shumë përfitime dhe zgjidhjet ligjore janë të interesit esencial për qytetarët e RMV- së”,- thuhet në kumtesën e kabinetit të kryetarit.

Me Ligjin për ndalim dhe mbrojtje nga diskriminimi sigurohet parimi i barazisë dhe mbrojtjes nga diskriminimi gjatë realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut. Ky ligj i mbron personat me pengesa në zhvillim dhe ngërthen në vete identitetin gjinor dhe orientimin seksual si bazë për mbrojtje nga diskriminimi. (TVM2)

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 23, 2019 19:17
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.