Pendarovski: Nuk diskreditova PP-në, kërkova zbardhje të rastit

Pendarovski: Nuk diskreditova PP-në, kërkova zbardhje të rastit

Pas reagimit nga Prokuroria Publike, kanë reaguar edhe nga kabineti i presidentit, Stevo Pendarovski.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski , në fjalimin e tij një ditë më parë, në asnjë moment nuk ka diskredituar Prokurorisë Publike e as që ka si qëllim të sulmojë institucionet kompetente apo të përzihet në procedurat penale të cilat janë në rrjedhë. Potencojmë se Presidenti Pendarovski në fjalimin e tij ka shprehur mbështetjen e plotë për institucionet kompetente, veçanërisht për Prokurorinë dhe gjykatën dhe ka nënvizuar se do të bëjë çmos që t’i mbrojë ato nga presionet eventuale gjatë zbatimit të hetimit dhe zbardhjen e plotë të rastit “Zhvatja”, thuhet në reagimin e presidencës nga ku edhe njëherë theksojnë se është e nevojshme zgjidhje sa më e shpejtë e rastit ‘Zhvatja”, – gjithnjë duke pas parasysh parimin e prezumimit të pafajësisë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Gusht 13, 2019 20:17
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.