Pendarovski: S’duhet të ketë dilema për 12 prillin, Kuvendi mund të mblidhet në çdo kohë

Pendarovski: S’duhet të ketë dilema për 12 prillin, Kuvendi mund të mblidhet në çdo kohë

Presidenti Stevo Pendarovski ka pranuar që në takimin e liderëve është diskutuar edhe mundësia që pas shpalljes së zgjedhjeve, Kuvendi të duhet të ratifikojë marrëveshjen për anëtarësim në NATO. Sipas tij, kjo është normë kushtetuese dhe kjo përbërje parlamentare ka mandate deri në konstituimin e përbërjes së ardhshme.

Deklarata e Pendarovskit vjen pas dilemës mes partive që nevoja për miratimin në Kuvend të marrëveshjes për anëtarësim në NATO mund të jetë arsye për shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Kjo, sa e kuptoj unë deri në këtë moment, është e lidhur me ratifikimin eventual të protokollit për anëtarësim në NATO, edhe në parlamentin tonë. Për këtë unë mendoj se nuk duhet të ketë asnjë dilemë. Parlamenti ekziston dhe është aktiv, funksionin deri sa nuk zgjidhet dh nuk konstituohet parlamenti i radhës. E njëjta gjë si edhe me qeverinë. Deputetët kanë mandate deri në ditën e fundit, deri sa nuk verifikohet mandati përbërjes tjetër. D.m.th nëse është e nevojshme pikërisht në atë periudhë që tek ne të ratifikohet marrëveshja nuk ka asnjë problem që atë ta bëjë edhe kjo përbërje e parlamentit dhe do të apeloja të mos merremi më shumë me sqarime teknike-juridike. Norma kushtetuese është e pakontestueshme në këtë pjesë – deklaroi presidenti Stevo Pendarovski.

Alsat

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 4, 2019 15:53

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA