Pendarovski: Vizita e Karl – Hajnc Lamberc paraqet mundësi për bashkëpunim

Pendarovski: Vizita e Karl – Hajnc Lamberc paraqet mundësi për bashkëpunim

Riafirmim të pritjes se Këshilli Evropian në tetor do të caktojë datë për fillim të negociatave inkuadruese për anëtarësim  të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian shprehu sot presidenti Stevo Pendarovski në takimin me kryetarin e Komitetit Evropian të rajoneve, Karl – Hajnc Lamberc.

Pendarovski përmendi se ajo do të jetë nxitje për intensifikimin e mëtutjeshëm  të procesit reformues, ndërsa në funksion  të përparimit të tërësishëm të shtetit.

Presidenti shprehu kënaqësi për vizitën,  e cila është mbështetje e aspiratave të shtetit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Dy bashkëbiseduesit e theksuan vlerën e procesit të decentralizimit dhe bashkëpunimit në nivel lokal mes qyteteve dhe rajoneve, si parakusht i rëndësishëm për adresim  të sfidave me të cilat përballen qytetarët, ndër të cilat janë ndryshimet klimatike, efikasiteti energjetik, mjedisi jetësor dhe siguria.

Presidenti Pendarovski vlerësoi se vizita e kryetarit të Komitetit Evropian të rajoneve të Maqedonisë së Veriut paraqet mundësi për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe transmetim të përvojave, ndërsa në funksion të përgatitjes së njësive  të vetëqeverisjes lokale në Mqedoninë e Veriut për anëtarësimin e ardhshëm të shtetit në BE.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 18, 2019 12:29

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA