Pengohet kontrabandim barnash nga Maqedonia për në Serbi

Pengohet kontrabandim barnash nga Maqedonia për në Serbi

Mbrëmë, në vendkalimin kufitar në Preshevë, dogana serbe në bashkëpunim me policinë kanë penguar kontrabandimin e thuajse 22 mijë tabletave të ndryshme të ilaçeve për qetësim.

Sipas të gjitha gjasave, këto ilaçe ishin të destinuara për tregun e Serbisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Rasti është zbuluar gjatë kontrollit me skaner të një autobusi me regjistrim të Maqedonisë, që rregullisht qarkullon në linjën Ohër-Beograd.

Gjatë skanimit është vërejtur se diçka nuk është në rregull, kurse kontrolli i detajuar ka zbuluar se doganierët kishin të drejtë për dyshimet e tyre.

Kontrolli ka vërtetuar se në toaletin e autobusit kishte më shumë se 10 qese, ku kishte më shumë se 800 kuti me barëra të ndryshme, të cilat ishin të fshehura në garderobë.

Brenda këtyre barërave janë gjetur edhe barëra me përbmajtej psikoaktive dhe në sasi më të vogla kishte edhe barëra tjera.

Për shkak se asnjë udhëtarë nuk e mori përsipër pronësinë për këta ilaçe, shoferi dhe barërat u dorëzuan në polici dhe prokurori.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 13, 2018 13:03
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
8°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...