Për 47 për qind është rritur numri i oxhaqeve të pastruara në Shkup

Për 47 për qind është rritur numri i oxhaqeve të pastruara në Shkup

 

Pas vendosjes së subvencioneve nga Qyteti i Shkupit për pastrim të oxhaqeve, prej 24 shtatorit e deri më sot, në pajtim me të dhënat zyrtare të oxhakpastruesve të regjistruar, janë apstruar gjithsejt 342 oxhaqe në kryeqytet. Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, kur ishin pastruar 233 oxhaqe, numri i oxhaqeve të pastruara në territorin e Qytetit të Shkupit këtë vit është rritur për 47 për qind.

Subvencionet për pastrimin e oxhaqeve janë një nga 27 masat e reja intervente me të cialt administrata e qytetit këtë vit përballet me problemin e ndotjes së ajrit ambiental.

Qyteti i Shkupit këtë vjeshtë subvencionon 2.000 amvisëri dhe subjekte të tjera për apstrimin e oxhaqeve. Shuma e subvencionit është 1.000 denarë. pavarësisht vlerës së shërbimit për pastrim. për këtë dedikim në buxhetin e Qytetit janë dnarë dy milionë denarë.

Konkursi publik për subvencione të amvisërive dhe subjekteve të tjera në rajonin e Qytetit të Shkupit për pastrimin e oxhaqeve është i hapur deri më 22 nëntor të këtij viti dhe realizohet sipas parimit “i pari vjen, i pari shërbehet”.

Që të kryhet pagesa e subvencioneve gjatë paraqitjes në konkurs, kërkuesi në Qytetin e Shkupit duhet të parashtrojë disa dokumente. Ato janë kërkesa për kompensim, e cila mund të merret në arkivin e Qytetit të Shkupit apo të sigurohet nga faqja e Internetit e Qytetit: http://www.skopje.gov.mk, dëshmi për vendbanim në Qytetin e Shkupit, me parashtrim të fotokopjes s[ë letërnjoftimit të kërkuesit, vërtetim për pastrim të realizuar, nënshkruar nga personi profesionist që e ka pastruar oxhakun. Duhet të parashtrohet edhe llogaria fiskale nga ndërmjarrja e regjistruar për veprimtarinë em apstrimit të oxhaqeve. Llogaria fiskale duhet të jetë një ditë pas publikimit të konkursit dhe fotokopje nga llogaria e transaksionit.

Sipas autoriteteve të qytetit, kjo masë jep një sërë efektesh afatshkurta dhe afatgjata të cilat përfshijnë djegjen më të mirë që rezulton me ulje të shpenzimeve për ngrohje, ulje të gazrave të dëmshme,mbrojtje nga zjarret, mbrojtje e mjedisit jetësor dhe natyrës, etj.

Në Qytetin e Shkupit ka vetëm tetë oxhakpastrues të regjistruar, ndërsa 45 për qind e numrit të përgjithshëm të amvisërive në Shkup ngrohen me drunj. Sipas disa të dhënave jozyrtare, në Shkup ka mbi 60.000 oxhaqe të cilët shumë rrallë pastrohen, ndërsa në pajtim me pohomet e ekspertëve në këtë fushë, oxhaqet e papastruara ndotin së paku dyfish më shumë në krahasim me ata të pastruarit.

Përveç ndotjes së ajrit, nëse pastrimi nuk kryhet rregullisht, rerzikohet edhe siguria e shfrytëzuesve të stufave. Është e rekomandueshme që oxhaqet të pastrohen tre herë në vit, dy herë gjatë sezonës ngrohëse dhe njëherë kur ajo të përfundojë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 7, 2018 15:00

REKLAMA

Maqedoni
2°
1°
Sat
3°
Sun
-1°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE