Per librin “ Gjethnaje shpirti”, shkruan Arber Ahmetaj

Per librin “ Gjethnaje shpirti”, shkruan Arber Ahmetaj

Per librin “ Gjethnaje shpirti” vlerësim nga Arber Ahmetaj

… Poezi të shkurtëra, me nga një metaforë ndriçuese! Shpesh përvëluese! Të mënçura, poezi gjendjeje, ku identifikohen shumë lexues! Pastaj, njëra prej atyre poezive më shënjoi fort: bëhej fjalë për një hakmarrje të rrallë, të trëndafiltë, hakmarrje superiore gruaje! Ja poezia: Britmë trishtimi

Nga keqardhja për ty

do të të jap një mundësi

-mungesën time.

Ndjesitë e tua

do të shterpohen

e fjalët

s’do të të kenë

peshë mendimi

E qeshura jote

do të jetë

britmë trishtimi

Poetja e njeriu brenda saj, e kanë kuptuar rolin hyjnor të bukurisë! Dënimi më i madh është mungesa e saj!

Në një shoqëri uniformash me çizme e kravata, poetja ndoshta s’kuptohet mirë!

Atdheu po shkretohet pikërisht nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj së bukurës, ndaj gruas!

Poetja është bujare: n’a ka paralajmëruar!

Nga keqardhja për ne, do n’a dhurojë mungesën e saj!

Kur ta kuptojmë ndoshta do jetë vonë!

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 12 Nëntor, 2019 11:40

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.