Për një vit në Kosovë regjistrohen mbi 17 mijë martesa

Për një vit në Kosovë regjistrohen mbi 17 mijë martesa

Vitin e kaluar në Kosovë janë kurorëzuar 17.112 çifte-bashkëshortore, ndërsa sipas komunave, Prizreni zë vendin e parë me 1.594 kurorëzime, ose 8.6%. Prishtina me 1. 420, ose 7.6%, Ferizaj me 1 047, ose 5.6%, ka bërë të ditur sot Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Mosha mesatare e të martuarve ishte 30-vjeç. Prej tyre, mosha mesatare e meshkujve ishte 32-vjeç, ndërsa mosha mesatare e femrave ishte 28-vjeç.

Kurorëzimet sipas grup-moshave, dominojnë femrat e moshës 20-24 vjeçare me 5.500 ose 32.1%, ndërsa te meshkujt dominon mosha 25-29 vjeçare me 5. 278, ose 30.8%.

Sipas përgatitjes shkollore, dominojnë femrat dhe meshkujt me shkollë të mesme.

Numri i femrave të kësaj kategorie është 10.946, ose 64.0%; dhe numri i meshkujve është 12.312, ose 71.9%.

Të dhënat në këtë publikim si bazë kanë të dhënat administrative të marra nga zyrat e Gjendjes Civile në Kosovë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 22:51
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
17°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...