Për sa ditë Katica Janeva pret që Gruevski të jetë në burg?

Për sa ditë Katica Janeva pret që Gruevski të jetë në burg?

Prokurorja Speciale Katica Janeva, intervistuar nga Kanal 5, tha sonte se shpreson që ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është dënuar me dy vjet burg, së shpejti të shihet prapa hekurave, përcjell FLAKA.

Janeva tha se pret që të marrë vendimin deri të premten nga Gjykata e Apelit në Shkup dhe pasi pastaj edhe Gruevski të marrë vendimin, ai mund të shkojë në burg.

“Kjo, sipas asaj që unë kam si një përvojë, mund të jetë për 20 ditë. Deri të premten, presim që aktgjykimi i Gjykatës së Apelit në Shkup të dërgohet me shkrim në PSP dhe pas kësaj, Gruevski do të marrë vendimin dhe do të jetë në gjendje të shkojë në burg”, tha Janeva.

Gruevski është dënuar me 2 vjet burg për Mercedesin luksoze. Aktgjykimi u shqiptua nga Gjykata Themelore në Shkup dhe disa ditë më parë u konfirmua nga Gjykata e Apelit në Shkup. Pas vendimit të gjykatës së shkallës së dytë vendimi është përfundimtar.

Pas vendimit, Gruevski tha se do të përdorte të gjitha mjetet juridike. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2018 22:10

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
-0°
Fri
3°
Sat
5°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE