Përballje e parë Zaev – Mitsotakis javës që vjen

Përballje e parë Zaev – Mitsotakis javës që vjen

Disa portale greke kanë njoftuar se takimi i parë midis Kryeministrave të Greqisë dhe Maqedonisë, Kyriakos Mitsotakis dhe Zoran Zaev, do të mbahet në New York javën e ardhshme, përcjell FLAKA.

Sipas këtij informacioni, biseda do të zhvillohej në kufijtë e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qeveria maqedonase as i konfirmon dhe as i mohon informacionet në mediat greke. Ata thonë se për momentin nuk do të mund të thonin agjendën zyrtare të kryeministrit Zaev, pasi përgatitjet për finalizimin e saj janë duke u zhvilluar.

Portalet greke, ndërkohë, shkruajnë se biseda Zaev-Mitsotakis do të jetë veçanërisht interesante për shkak të kundërshtimit të fortë që Mitsotakis, atëherë si udhëheqësi i opozitës, ka shprehur në lidhje me marrëveshjen e Prespës.

Ata thonë se Mitsotakis do të hapte edhe temën e mbrojtjes së markës Maqedoni.

Përveç takimit me Zaev, Mitsotakis tashmë ka rregulluar një takim me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan në New York, dhe detajet e një takimi me kryeministrin shqiptar Edi Rama po negociohen gjithashtu. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 20:27

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA