Përfundoi dita e dytë e debatit kuvendor për ribalancin e Buxhetit

Përfundoi dita e dytë e debatit kuvendor për ribalancin e Buxhetit

Me replika dhe kundër-replika kaloi edhe dita e dytë e debatit në Kuvend për ribalancin e Buxhetit. Deputetët e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së midis vetes akuzoheshin rreth realizimit të investimeve kapitale, investitorët e huaj, projektin “TVSH-ja Ime”, si edhe rreth asaj kush sa ka investuar në kulturë. Në pjesën e pasdites së debatit u fol edhe për projektin “Shkupi 2014”.

Deputetët e LSDM-së vlerësuan se ribalanci i Buxhetit është zhvillimor dhe se më shumë para do të shkojnë tek qytetarët dhe biznesi me çka do të stimulohet edhe rritja e ekonomisë. Sipas tyre, të gjithë treguesit e institucioneve ndërkombëtare tregojnë se shtetit po shënon progres. Për projektin “TVSH-ja Ime” theksuan se edhe në kohën e VMRO-DPMNE-së janë organizuar lojëra shpërblyese që të përmirësohet disiplina fiskale dhe të ulet ekonomia gri.

“Kjo Qeveri kujdeset për nevojat e qytetarëve. Po investohet në infrastrukturën mbitokësore, në ujësjellës dhe kanalizime në vend se në përmendore të projektit “Shkupi 2014″@, porositën deputetët e LSDM-së.

Për VMRO-DPMNE-në, ribalanci i Buxhetit nuk ka komponentë zhvillimore ndërsa nuk janë realizuar edhe investimet kapitale. Kritika dhanë edhe se po rritet borxhi publik dhe se shkurtohen mjete në arsim, kulturë, infrastrukturë dhe mjedis jetësor.

“Ne në vazhdimësi shkojmë në uljen e ekonomisë”, tha Liljana Kuzmanovska e VMRO-DPMNE-së, sipas së cilës ribalanci i propozuar është një prej atyre në të cilin gabimisht janë riorientuar dhe alokuar mjetet.

Debati vazhdon nesër, ndërsa sipas Rregullores për punën e Kuvendit, debati për ribalancin mund të zgjasë më së shumti pesë ditë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 8, 2019 20:17

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA