Përmbyset autobusi, vdesin të gjithë pasagjerët

Përmbyset autobusi, vdesin të gjithë pasagjerët

Të paktën 50 persona kanë gjetur vdekjen pasi një autobus me të cilin udhëtonin nga kryeqyteti kenian Nairobi për në Kisumu, në perëndim, doli jashtë rruge, thonë policia.

Shumica e viktimave vdiqën pasi automjeti u përmbys. Policia frikësohet se numri i të vdekurve mund të rritet për shkak se mund të ketë udhëtarë të bllokuar nën rrënoja, transmeton oranews.

Një zyrtar lokal tha se kulmi i autobusit u shqye.

Policia tha se shoferi ka humbur kontrollin e mjetit.

“Është për të ardhur keq që kemi humbur 51 njerëz” tha shefi i policisë së Kenias, Joseph Boinnet.

Autobusi kishte 52 udhëtarë në kohën e aksidentit në orët e hershme të mëngjesit të së mërkurës, tha policia.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 10, 2018 19:51
Loading...

REKLAMA

PARTNER

Maqedoni
8°
15°
Sat
11°
Sun
6°
Mon

ARKIVI I LAJMEVE