Përmbytje në Pakistan, të paktën 6 të vdekur

Përmbytje në Pakistan, të paktën 6 të vdekur

Janë gjetur trupat e 6 viktimave, katër gra dhe dy fëmijë, ndërsa janë shpëtuar katër persona të cilët janë dërguar në spitalin lokal.

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe katër u plagosën mëngjesin e sotëm kur automjetin e tyre e morën ujërat e rrëmbyeshëm në veriperëndim të Pakistanit konfirmoi një zyrtar pakistanez.

“Një automjet i cili po kthehej nga një dasmë në të cilën ishin më shumë se 10 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, u përfshi nga ujërat e rrëmbyeshëm në Toi Khullah afër kufirit afgan”, tha ndihmës komisioneri në Wan.

Ai shtoi se janë gjetur trupat e 6 viktimave, katër gra dhe dy fëmijë, ndërsa janë shpëtuar katër persona të cilët janë dërguar në spitalin lokal.

Reshjet e dendura të shiut në zonat në veriperëndim dhe në jug të Pakistanit të premten në mbrëmje shkaktuan përmbytje. Instituti Meteorologjik i Pakistanit paralajmëroi se në periudhën nga e shtuna deri të mërkurën do të ketë reshje intensive dhe stuhi në zona të ndryshme të vendit, gjë që mund të shkaktojë përmbytje në zonat malore.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 13, 2019 20:16
Loading...