“Përpjekja për bashkim të Luginës ndaloi që veriu t`i dorëzohet Radojçiqit”

“Përpjekja për bashkim të Luginës ndaloi që veriu t`i dorëzohet Radojçiqit”

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se përpjekja e përfshirjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës ka ndalur së realizuari angazhimet e sofistikuara që veriu i Kosovës t’i dorëzohet Milan Radojçiqit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka theksuar se beson fuqishëm se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës dhe për arritjen e këtij qëllimi duhet qenë të bashkuar.

Postimi i plotë i Thaçit:

E drejta e përfshirjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Republikën e Kosovës është legjitime, korrigjim i padrejtësive historike dhe siguri për qytetarët e asaj treve për të jetuar në trojet e tyre.

Kjo përpjekje ka ndalur së realizuari angazhimet e sofistikuara që veriu i Kosovës t’i dorëzohet Milan Radojçiqit, fillimisht pasuria e Trepçës, për të vazhduar me transformimin e pasurive shtetërore në ato komunale (katër komunat e veriut) dhe, po ashtu, ka parandaluar planet për sovranitet të dyfishtë dhe asociacion me mandat ekzekutiv, modeli i Republikës Serbe, pra autonomi rajonale.

Vazhdoj të besoj fuqishëm se Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës dhe për arritjen e këtij qëllimi ne duhet të jemi të bashkuar. Humbja eventuale e kësaj mundësie, do të jetë gabim historik i pariparueshëm! HTH

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 13, 2019 20:56
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.