Personat me aftësi të kufizuara, duhet të kenë qasje në gjithë procesin zgjedhor

Personat me aftësi të kufizuara, duhet të kenë qasje në gjithë procesin zgjedhor

Duhet mundësuar që personat me aftësi të kufizuara të shfrytëzojnë të drejtat e tyre në gjithë procesin zgjedhor, por ndonëse numri i tyre në listën e zgjedhësve, sipas statistikave të fundit të KShZ-së, kalon 270 mijë, jo gjithmonë ata arrijnë të kyçen në procesin zgjedhor.

Për këtë qëllim, nga Grupi Parlamentar Ndërpartiak, i cili lufton për të drejtat e tyre, thonë se nevojitet angazhim më i madh në realizimin e të drejtave të tyre.

Kryetari i “Polio-Plus”, Zvonko Shavreski, thotë se gjërat do të ndryshonin po të kishin përfaqësuesit e tyre në organet e vendimmarrjes.

“Në rast se personat me aftësi të kufizuara do të kishin përfaqësues të tyre në kuvend, këshilla dhe vende ku miratohen vendime, ndoshta gjërat do të ndryshonin më shpejtë në të mirë por kjo nuk është gjithnjë kështu”,- tha kryetari i “Polio Plus”, Zvonko Shavreski.

Grupi Parlamentar Ndërpartiak kërkon që KShZ-ja të organizojë trajnime për anëtarët e komisioneve zgjedhore të cilët do t’u ndihmojnë atyre të kyçen në procesin zgjedhor.

“Kur flas për të drejtat e këtilla, nuk mendoj vetëm për qasjen fizike deri te vendvotimet, por për qasje me kohë deri te informacionet për gjithë procesin zgjedhor. Duke u nisur nga fushata që zhvillojnë partitë politike, programi i tyre, kandidatët, e gjithë kjo duhet të bëhet në mënyrë që personat me aftësi të kufizuara të mund të marrin këto informacione dhe të përfshihen në proces. Duhet të trajnohen njerëz që dinë të përfshijnë personat me aftësi të kufizuara në procesin e votimit”,- deklaroi nënkryetarja e grupit ndërpartiak parlamentar, Jagoda Shahpaska.

Në vendin tonë akoma nuk ka asnjë person me nevoja të posaçme që është deputet apo këshilltar, tha nënkryetarja e Grupit Parlamentar Ndërpartiak, Jagoda Shahpaska.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 19:25

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA