Pesë seanca në Gjykatën e Apelit për ankesat e të akuzuarve dhe të PSP-së

Pesë seanca në Gjykatën e Apelit për ankesat e të akuzuarve dhe të PSP-së

Gjykata e Apelit në Maqedoni sot do të duhet të mbajë pesë seanca në vazhdimësi ku do të rishikohen ankesat ndaj aktakuzave të PSP-së.

Gjatë fundjavës, kjo gjykatë vërtetoi marrjen e pasaportës për gazetaren Ivona Talevski, e akuzuar për fshehje tatimi.

Gjithashtu, vërtetim të vendimit u aprovua edhe për pjesëtarët e policisë ”Allfa” për torturën ndaj kryetarit të partisë ”Të bashkuar për Maqedoninë”, Ljube Boshkoski. Katër pjesëtar të kësaj policie kanë humbur pasaportat për në periudhë të caktuar.

Gjykata e Apelit gjatë gjithë javës do të ketë seanca për rishikim.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 17, 2017 09:21

REKLAMA

REKLAMA