Petrushevski: Drejtorinë e DSK me 27 prill e pash në selinë e VMRO-së

Petrushevski: Drejtorinë e DSK me 27 prill e pash në selinë e VMRO-së

Dëshmitari Vele Petrushevski, i propozuar nga mbrojtja e të akuzuarit Aleksandar Vasilevski – Ninxha, sot para gjykatës tha se më 27 prill vitin e kaluar ka drekuar në restorantin “Dion” së bashku me të akuzuarin dhe më pas e ka dërguar në shtabin e VMRO-DPMNE-së.

“Më 27 prill kam qenë me vajzën time në QT “Siti moll”. I jam paraqitur Aleksandar Vasilevskit-Ninxha, i cili është kumbarë i yni, të shihemi të qerasë për drekë. Më tha mund të vish në “Dion”. U takuam dhe më pas më luti ta dërgoj me automjet në shtabin e VMRO-DPMNE-së. E dërgova atje. Ai mendoj se hyri në katin e tretë, ndërsa unë mbeta në bufe për ta pritur. Nuk e di se sa ishte ora, por në televizorët e pashë se është duke ndodhur sulm në Kuvend. Më pas mu paraqit se është duke zbritur për të shkuar. Kur zbriti e pashë edhe ish-drejtorin e DSK-së, me kapelë mendoj. Më tha Ninxha le të ecim më këmbë përmes Portës Triumfale të shohim se çfarë po ndodh. Tek “Parku i Gruas” erdhi Nikolla Boshkovski me “golf 5″ gri dhe u ndanë anash. Unë prita për 15 minuta dhe më pas shkova pas automjetit dhe u nisa për në shtëpi. Nuk e di sa ishte ora”, tha dëshmitari.

Në pyetjen prej të akuzuarit Ninxha, për të theksuar dikë nga salla e gjykatës që më 27 prill të vitit të kaluar ka qenë në “Dion”, dëshmitari tha Kolo, Mitre dhe të tjerë të cilët nuk i kujtohen për momentin.

Në pyetjen e Gjykatës se sa mirë njihen i akuzuari Ninxha me Vlladimir Atanasovskin, u përgjigj se njihen mirë dhe kontaktojnë dhe shtoi se ai nuk ka marrë pjesë në ndonjërin prej takimeve të tyre.

I pyetur nëse Ninxha i ka thënë diçka për 27 prillin, dëshmitari Petrushevski tha “Jo, asgjë asnjëherë pasi unë jam pak i kundërt nga kjo”.

Procesin gjyqësor është duke e udhëhequr gjykatësja Dobrilla Kacarska, ndërsa përfaqësues të aktakuzës janë Vilma Ruskovska dhe Ivana Trajçevska.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 6, 2018 19:55

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE