Petulla me mollë, të lehta, të shpejta dhe plot shije

Petulla me mollë, të lehta, të shpejta dhe plot shije

Është një recetë fantastike, me një shije të lehtë, të ëmbël e që përgatitet në shumë pak kohë.

Kombinimi i petullave me mollë është ndër recetat më të shijshme e cila pa dyshim tërheq nepsin e oreksin e të vegjëlve dhe më të rriturve në familje.

Përgatitja e tyre kërkon përbërës të thjeshtë por shija që të ofrojnë është sa speciale aq edhe e veçantë.

Më poshtë do të gjeni recetën unike të përgatitjes së petullave me mollë krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Petullave me Mollë në Shtëpi

Përbërësit

1 gotë miell

3-4 kokrra mollë

1/2 lugë kafeje me sheqer

1/2 lugë kafeje me sodë buke

1/2 lugë kafeje me kripë

1 gotë qumësht

1 kokërr vezë

Sheqer  për spërkatjen e petullave

Kanellë

Përgatitja

Në një tas hidhni miellin, kripën, sodën e bukës dhe sheqerin. Trazojini që të përftoni një masë të vetme.

Në një tas tjetër hedhim vezën dhe gotën e qumështit, e rrahim deri sa masa të jetë bashkuar plotësisht.

Më pas fillojmë dhe shtojmë masën e miellit të përzierë me kripë, sheqer dhe sodë, duke e trazuar gjatë gjithë kohës në mënyrë që të mos mbetet mielli i patretur.

Masa që duhet të arrijmë është një brumë pak më i hollë se ai i petullave tradicionale, dhe pak më i fortë se ai i palaçinkave.

Në vijim merrni mollët dhe t’u hiqni pjesën e brendshme të farave. Pritini në rrathë jo më shumë se 1 cm.

Në një tigan pak të thellë, hedhim 2-3 filxhanë me vaj dhe e vendosim ne zjarr të lartë.

Fetat e mollës i zhysim në brumin e përgatitur dhe i skuqim në tigan. Duke treguar kujdes që t’i kthejmë nga të dyja anët.

Pasi i heqim nga tigani, është mirë që t’i vendosim në një pjatë me letër kuzhine, që të thithet yndyra e tepërt.

Në një pjatë tjetër kemi përzier sheqerin me kanellën, aty kalojmë të gjitha petullat , sa të krijohet një shtresë në të dy anët.

Është e mira që të jenë pak të ftohura (jo direkt nga tigani) që të mos shkrijë sheqeri./AgroWeb.org

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Maj 11, 2018 22:43
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
10°
Wed
13°
Thu
16°
Fri
17°
Sat

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...