Peugeot 208 i ri arrin në Panairin e Gjenevës

Peugeot 208 i ri arrin në Panairin e Gjenevës

Gjenerata e re ka gjasa të jetë e disponueshme vetëm në versionin me 5 dyer, për shkak të uljes së kërkesës për blerësit për modelet me tre dyer.

Modeli aktual 208 debutoi në fund të vitit 2011, andaj pritej që Peugeot do të përdorë panairin e makinave të vitit të kaluar në Paris, për të paraqitur pasardhësit e tij në “terrenin vendor”,

Por, deri kjo nuk erdhi dhe prodhuesi francez vazhdoi përgatitjet për nisjen e një brezi të ri të testeve të prototipit në kushtet e dimrit.

Makinat e testimit janë ende të mbuluara me “kamuflazh”, andaj nuk mund t’i shohim detajet e projektimit të jashtëm, por është e dukshme se prototipi është një version me 5 dyer.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 10, 2019 22:49
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.