Pikëpamjet e Afrim Gashit për çështjet aktuale politike në vend

Pikëpamjet e Afrim Gashit për çështjet aktuale politike në vend

Lideri i partisë Alternativa, Afrim Gashi, në emisionin ‘Studio e hapur’ në TV SHENJA tha se Kuvendi është aktiv dhe punon pa ndërprerë, madje edhe gjatë ditëve të fundjavës, dhe do ta mblidhej sërish edhe pas shpërbërjes nëse do shtrohej nevoja për miratimin e protokollit për anëtarësimin e RMV-së në NATO, trasnmeton Flaka 

I pyetur nëse partia e tij është për shtyerjen e zgjedhjeve, një tendencë kjo e shfaqur edhe nga kryeminsitri Zoran Zaev, Gashi tha se kjo tendencë nuk është fare serioze dhe se ai dhe partia e tij do ta mbrojnë me këmbëngulje mosshtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Procesi i integrimit në Maqedoninë e Veriut a qenë shtylla kryesore e stabilitetit dhe kohezionit, madje edhe në marrëdhëniet ndëretnike, tha kreu i Alternativës në emisionin ‘Studio e hapur’, mbrëmë në Tv Shenja.

Afrim Gashi vlerëson se partitë politike duhet të ulen dhe të flasin për integrimin në BE, pavarësisht nëse i njejti ndodhë apo dështon.

Modeli i listave të hapura për liderin e Alternativës, Afrim Gashi, është modeli më i mirë, pasi kjo sipas tij e lidhë më shumë deputetin me votuesin, madje edhe e obligon më shumë atë ndaj kërkesave të votuesit.

Gashi është prononcuar edhe në raport me Lëvizjen Besa.

“Unë nuk kam problem me Levizjen BESA sepse unë e kam themeluar atë parti dhe shumica e anatëraëve votuesve të asaj parie janë shokët e mi. Aty janë 4-5 individë që e kanë vjedhë vulën tonë thjesht kanë bërë kontra bandë. Ato janë një lloj pengese kisha thënë, por jo emri jo votuesit e asaj partie” tha lideri i Alternativës, Afrim Gashi në emisionin ‘Studio e hapur’ tv shenja”, transmeton Gostivari Sot

Duke folur për dukurinë e migrimit të popullatës nga vendi, Gashi tha se do të ishtë shumë i lumtur nëse do arrijnë sukses për t’i ndaluar njerëzit që të mos ikin nga vendi.

Por Gashi tha se ka shpresë, sidomos nëse do arrijnë të merren vesh me Aleancën për Shqiptarët për një koalicion parazgjedhor.

Ai u shpreh i bindur se ky koalicion do të ishte fitues, madje edhe do ta ndryshonte bindshëm gjendjen e shqiptarëve. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka 14 Nëntor, 2019 09:28

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.