Piknik humanitar në parkun e qytetit, donacionet për kuzhinat popullore

Piknik humanitar në parkun e qytetit, donacionet për kuzhinat popullore

Në këtë mënyrë ishte organizuar ky aktivitet për të ndihmuar Kuzhinat popullore në Maqedoni.  Qytetarë të shumtë ishin mbledhur në parkun e Qytetit për të shijuar ushqime tradicionale nga më shumë se 10 vende të huaja, me ç’rast paratë e grumbulluara shkojnë dedikohen për mision humanitar. Aty mund të shijoni ushqimet tradicionale nga Italia, Austria, Turqia, Greqia dhe vende të tjera.

“Këtu kemi ushqime karakteristike greke, kemi suflaqe,  specialitet nga Greqia, revani dhe gurabija, d.m.th. me çdo ushqim prej 100 denarëve mund të merrni tre gjëra.“

“Ti provojmë specialitetet e vendeve tjera që janë të pranishme si investitor në vendin tonë dhe të shoqërohemi me këtë mot të mrekullueshëm, të mos e kalojmë në shtëpi, por me shoqëri“, shprehen qytetarët.

Kryetari i Këshillit për investime të huaja në kuadër të Odës Ekonomike, Shtefan Peter theksoi se sivjet ky aktivitet është i pasur dhe se mjetet do të dedikohen për Kuzhinat popullore.

“Jemi këtu për të festuar 10 vjetorin e formimit të këshillit për investime të huaja në Maqedoni. Ky 10 vjeçar është një tregim suksesi, ne përfaqësojmë më shumë se 118 kompani nga më shumë se 30 vende, dhe ka siguruar më shumë se 50 mijë punësime në Maqedoni“, tha ai.

Në kuadër të piknikut humanitar u organizuan edhe aktivitete edukative dhe zbavitëse për fëmijët.

Përgatiti: Bajram Memeti, Tv21

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 5, 2016 20:36