Pixel 4 do të jetë seria më e shtrenjtë e telefonave nga Google

Pixel 4 do të jetë seria më e shtrenjtë e telefonave nga Google

Në thelb Google nuk mund të thotë asgjë të re në ngjarjen e lansimit më 15 Tetor për Pixel 4 që do të na befasonte, pasi telefonat e tyre të 2019 kanë qenë ndoshta pajisjet më të raportuara.

Nga detajet për specifikat kemi marrë shumë informata dhe tani falë Evan Blass, kemi një vështrim edhe mbi çmimet e pajisjeve.

Telefonat e ri Google jo vetëm që do të jenë telefonat më të shtrenjtë Pixel ndonjëherë, por gjithashtu do të futen pak në territorin e iPhone për sa i përket çmimeve.

Përkatësisht me 789, 902 dhe 1.022 dollarë, Google po hyn zyrtarisht në klubin një mijë dollarë me Pixel 4 XL. Google është duke u përpjekur të konkurroj drejtpërdrejt me Samsung dhe Apple, duke pasur një formacion pajisjesh në gamën shumë të ngjashme të çmimeve me këta konkurrentë.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 8, 2019 22:52

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA