Plas në maxhorancë, Braçe akuzon rëndë qeverinë

Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, Braçe ka kundërshtuar ashpër vendimin e fundit të qeverisë, për dhënien e lejes për ndërtimin e dy hidrocentrale në lumin Osum.

Braçe thotë se për 8 vite kur PS-ja ishte në opozitë, atë kanë luftuar kundër dhënies së lejeve për ndërtimin e hidrocentraleve, por siç duket ky vullnet paska ndryshuar, është punuar nga pak çdo dite për te shkuar ne një kontrate te re.

Reagimi i plotë:

“Nuk luftuam 8 vite që hidrocentralet në Osum të miratohen tani!

Kjo e hidrocentraleve ne Osum:

Nuk eshte histori e re-e vjeter sa s’ka eshte;

Nuk eshte ceshtje e investimeve te rendesishme-babezi e madhe eshte;

Nuk eshte pune e atyre qe kane emrat-te parendesishem ne treg jane;

Nuk eshte as ceshtje koordinatash, gjurme aty ku do ngrihen-i gjithe Osumi njesoj eshte.

Është çështje vullneti!

Kontrata e pare per ndertimin e ketyre hidrocentraleve, eshte lidhur nje jave para se te largohej Sali Berisha nga Qeveria.

Per ato kontrata ka patur nje ligjerim te ashper e akuza te renda nga ne per ministrin e fundit te Energjise ne qeverine Berisha.

Ai po ishte vullnet!

Puna eshte se rruges, ky vullnet paska ndryshuar, eshte punuar nga pak cdo dite per te shkuar ne nje kontrate te re.

Tani po ua them shkoqur;

Unë dhe kolegët e mi, nuk luftuam 8 vite me radhë-deri ditën e fundit, që gjithë çfarë kemi denoncuar të realizohet sot, me vendime haptazi në dëm të interest publik.

Nuk kam me asnje deshire te degjoj ligjerimet e zakonshme e te perseritura me “siguri juridike” per keto kontrata e keta perfitues!

Nuk eshte ne interesin publik te ketij vendi ndertimi i hidrocentraleve ne Osum dhe kaq!

Gjithcka tjeter eshte dem i madh. /albeu.com/

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 7, 2018 22:35

Publicitet


Moti sot
28°
25°
Mon
24°
Tue
25°
Wed
24°
Thu