Platformë biznesi për një trajtim më të lehtë të rregulloreve evropiane

Platformë biznesi për një trajtim më të lehtë të rregulloreve evropiane

Kompanitë nga vendet e Ballkanit Perëndimor shpenzojnë 10 herë më gjatë kohë në vendkalimet kufitare, që do të thotë gjashtëfish më të larta shpenzimet e eksportit. Ata gjithashtu ballafaqohen me pyetje të hapura në lidhje me zbatimin e rregulloreve dhe standardeve evropiane, dhe rregullimi i punës së tyre ndaj këtyre normave është një mundësi potenciale për probleme shtesë, përcjell FLAKA.

Me qëllim të tejkalimit të sfidave të tilla, në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor që do të mbahet muajin e ardhshëm në Poznanj, Poloni, parashikohet krijimi i një platforme biznesi midis Forumit të Investimeve të Odave dhe institucioneve të BE-së (FIO-BE).

“Platforma praktikisht do të thotë dialog ndërmjet sektorit të biznesit në Ballkanin Perëndimor dhe aktorëve përkatës të BE, të cilët jo vetëm që do të ndihmojnë gjetjen e zgjidhjeve administrative, rregullatore dhe politike, por gjithashtu do t’u mundësojnë kompanive të kuptojnë më mirë ligjet e BE. Qëllimi është gjithashtu mbështetja për integrimin më të lehtë të tregut të vetëm”, theksoi Tatjana Shterjova nga Oda e Tregtisë.

Në një konferencë shtypi Shterjova vuri në dukje se në mesin e problemeve që komplikojnë funksionimin e kompanive nga Ballkani Perëndimor është disponueshmëria më e ulët e informacionit, si dhe qasja e kufizuar në mënyrat alternative të financimit, veçanërisht kur bëhet fjalë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.

Sipas Christoph Przutzki, nga Agjencia Polake e Tregtisë dhe Investimeve, platforma FIO-BE do të krijohet në një forum biznesi që do të mbahet edhe në kuadër të Samitit të Ballkanit Perëndimor.

“Energjia, teknologjitë e informacionit, industria ushqimore dhe agro-teknologjia do të jenë në fokus, por forumi mbetet i hapur edhe për sektorët e tjerë. Do të jetë një mundësi e mirë për kompanitë maqedonase të krijojnë kontakte dhe të krijojnë bashkëpunim, madje edhe partneritete me kompanitë e BE-së”, tha Prizlucky.

Motoja e forumit të biznesit në Poznanj do të jetë “Rritemi së bashku” dhe në të, përveç kompanive nga vendet e Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të komuniteteve të biznesit nga Austria, Bullgaria, Kroacia, Gjermania, … pritet të marrin pjesë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Qershor 19, 2019 22:48

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA