Play Station 5 dhjetëfish më i shpejtë

Play Station 5 dhjetëfish më i shpejtë

Sony ka njoftuar se gjenerata e ardhshme e konzolës PlayStation do të sjellë funksionin 3D në sistemin online të lojërave falë përmirësimeve “dramatike” në performancat e grafikës.

Gjatë një prezantimi të strategjisë së korporatës, u demonstrua edhe shpejtësia e konzolës së re krahasuar me atë të PS4, duke treguar shpejtësinë dhjetëfish më të madhe, edhe në skenat komplekse.

Sony më herët kishte njoftuar për një partneritet me Microsoftin për të përmirësuar infrastrukturën e hapësirës online të “PlayStation Now”.

Javën e shkuar u njoftua se PS 5 do të ketë gjeneratën e tretë të procesorit AMD Ryzen 8-core, VR 4 Player.fr përcjellë Klan Kosova.

Play Station 4 ishte lansuar më 2013, ndërsa gjenerata e re, Sony 5 pritet të vijë në vitin 2020.

 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Maj 21, 2019 22:49

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...