Po kthehej nga festa e beqarisë, humb jetën pas aksidentit ajror, 11 viktima

Po kthehej nga festa e beqarisë, humb jetën pas aksidentit ajror, 11 viktima

Një avion privat turk me 11 persona në bord është rrëzuar në Iran, ndërsa po kthente vajzën e një biznesmeni të njohur nga festa e saj e beqarisë.

Zyrtarët turq thanë se, 8 pasagjerë dhe 3 pjesëtarë të ekuipazhit ndodheshin në bord. Ata druhet se kanë humbur jetën, pasi avioni u dogj në një zonë malore afër qytetit Shahr e kord, në Iranin perëndimor.

Sipas të përditshmes turke “Hurriyet”, pasagjerët ishin trashëgimtarja 28-vjeçare Mina Basaran dhe shtatë mikesha të saj. Grupi kishte festuar në Dubai para martesës së saj, që do të zhvillohej muajin e ardhshëm.

Gjysmëhëna e kuqe turke konfirmoi se mbetjet e avionit dhe trupat ishin gjetur. Avioni “Bombardier Challenger 604” i përket një firme në pronësi të manjatit turk të biznesit, Huseyin Basaran, babai i nuses së ardhshme.

Ai është ish-zv.president i klubit të futbollit Trabzonspor, që luan në elitën e futbollit në Turqi. Ai ka biznese në fusha të ndryshme, si atë të energjisë, financës, ndërtimit, ushqimit dhe sektorit të turizmit.

Vajza e tij Mina kishte postuar një foto në Instagram, një ditë më parë, ku ajo rrethohej nga mikeshat e saj në hotelin “Royal Mirage” në Dubai. Avioni besohet se po kthehej nga Emiratet e Bashkuara në Stamboll, kur u rrëzua./tch

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Mars 12, 2018 22:59
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
8°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...