Po pas Referendumit çfarë për shqiptarët?

Po pas Referendumit çfarë për shqiptarët?

Ahmeti: “Rruga evropiane, NATO dhe BE do të sjell, paqe, siguri, investime dhe shance të barabarta për të gjithë”

Nga Petrit Menaj

“Po pas referendumit çfarë do të ketë për shqipëtarët” – është pyetja që bëhet në Maqedoni nga njerzë të zakonshëm, që dhe nuk e kanë vërtetë të qartë përfitimin nga prespektiva që hapet në rrugën për NATO dhe BE. Por nuk është problem i madh, që kjo pyetje bëhet për tu sqaruar të pa sqaruarit, sepse kuptohet ndaj po xhvillohet fushata, por problem është, kur kjo pyetje bëhet me tendecë nga gazetarë, intelektual e figura publike në portale e gazeta të ndryshme, si dhe në statuset personal në fb, Instagram apo twiter.
Emrat dhe bëmat e këtyre teoricienëve dihen, sepse në vazhdimsi kanë luajtur rolin e tersit. Gjithmonë kanë luajtur rolin e nxitjes së pakënaqësive dhe përçarjeve midis etniteteve të ndryshme, midis shqipëtarëve, sidomos mbi baza partiake.

Duke njohur përkushtimin dhe drejtimin perëndimor në përgjithësi të shqiptarëve, te ata prap duket tendenca për të diziluzionuar e shgënjyer shqipëtarët, se dhe po fitojë referendumi për shqipëtarët nuk do ketë ndonjë ndryshim. Këtyre gjuhë tersëve, përhapsve të panikut dhe të pakënaqësive duhet tu themi: – se për këtë Maqedoni në rrugën evropianëve kanë një kontribut të madh e të jashtzakonshëm shqipëtarët, sidomos pjesa e luftëtarëve të luftës së vitit 2001 dhe familjeve të tyre, ka elektorati shqipëtarë, që për 16 vite mbështeti BDI-në nga fitorja në fitore në rrugën evropiane, piketuar nga Ali Ameti në vitin 2001, kur u mbeshtetë fuqishëm nga NATO dhe faktori ndërkombëtarë për të nënëshkruar dhe zbatuar Marrëveshjen e Ohërit.

Koha e shkuar mbas nënëshkrimit të Marrëveshjes së Ohërit nuk mund të quhet e pa suksesëshme, sepse u arritën shumë përparime që s’është e nevojshme ti përmend, sepse dihen dhe duken dhe janë të prekshme. Por duhet të theksoj se gjendja e marëdhënieve ndëretnike dhe pozita social shoqërore e shqipëtarëve nuk mund të krahasohet me gjendjen e viteve të para të pasluftës. Marrja e një nga tre posteve kryesore në shtet, (kryetarin e parlamentit) ngritja e institucioneve arsimore dhe social kulturore vetëm me një vendim qeverie e jo me gjak siç u ngrit Universiteti i Tetovës, flet për ndryshimin e ndërgjegjes te maqedonasit, se ky shtet sa është i maqedonasve duhet të jetë edhe i shqipëtarëve.

Votimi për referendumin e ndryshimit të emrit është pasqyra më e mirë e shfaqes së vlerave pro evropiane të shqiptarëve në Maqedoni, ku ndryshe nga maqedonasit që janë të ndarë dhe të përçar për rrugën perëndimore apo lindore, shqiptarët janë unik dhe të një mendimi properëndimor deri në palcë. Kjo gadishmëri e shqipëtarëve për të votuar, si dhe durini i deri tanishëm ndaj përçmimeve, persekutimeve bllokimeve të politikës maqedonase, është një pashaport për shqipëtarët në rrugën drejtë lirisë së vërtetë evropiane.
Mbas referendumit do të jetë në dorë të mençurisë dhe të prefesionalizmit të shqipëtarëve për ta bërë shtetin të punojë edhe për shqipëtarët e jo të punojnë ata si deri tani për shtetin. Intelektualët kuadrot në të gjitha sistemet nuk duhet të qëndrojnë indiferent por duhet të marin piesë në panelet ku diskutohet për shtetin,shkencën, artin, e kulturën.Me vërtetësi pa frymë nacionaliste duhet të përballemi me të vërtetën si shoqëri civile, si intelektual dhe kuadro brenda dhe jasht institucioneve të shtetit, që do të funksionojë sipas modelit të vendeve të, BE-së. Me një fjalë mbas referendumit do të përfitojmë përsa dim dhe përsa do të jemi të aftë. Rruga do të jetë e hapur dhe e barabart për të gjithë njëlloj. Kjo është demokracia dhe liriaia e vërtetë.

Driton Zenku
nga Driton Zenku Shtator 17, 2018 22:09

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
1°
0°
Mon
-4°
Tue
-1°
Wed

ARKIVI I LAJMEVE