“Po zgjidhen problemet reale të qytetarëve”, Angjushevi për vizitë në komunën Gradsko

“Po zgjidhen problemet reale të qytetarëve”, Angjushevi për vizitë në komunën Gradsko

Pushteti ekzekutiv dhe ai lokal punojnë në mënyrë aktive për tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen qytetarët e kësaj, por edhe të komunave të tjera, në drejtim të zhvillimit të barabartë rajonal dhe përmirësimit të jetës së qytetarëve në këtë zonë, theksoi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev. Ai bashkë me ministrin e Bujqësisë, Trajan Dimovski dhe drejtorin e Agjencisë për mbështetje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Nikollçe Babovski e vizituan komunën Gradsko. Gjatë vizitës, kryetari i Gradskos, Robert Beshovski i informoi për projektet aktuale me të cilat tejkalohen problemet reale të qytetarëve në këtë komunë.

“U zgjodh një problem 30-vjeçar me furnizim të ujit në komunën e Gradskos. E vizituan pusin e ndërtuar mbi tokë, ku nuk ka shumë për t’u parë. Instalimet nëntokësore janë të gjera dhe ky problem 30-vjeçar tashmë është zgjidhur. Janë siguruar 20 milionë dollarë për rikonstruim të rrugës nga ana e Agjencisë për mbështetje të bujqësisë dhe zhvillimit rural, në suaza të Programit për zhvillim rural dhe përmirësim të kushteve infrastrukturore mes Gradskos dhe Çiçevës, në gjatësi prej 1.8 kilometrave”, tha zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 20, 2019 20:30

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.