Policia bastisi një objekt hotelerik, arrestohen dy persona

Policia bastisi një objekt hotelerik, arrestohen dy persona

Në një aksion kontrolli të kryer nga Policia e Tetovës në një objekt hotelerik në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë, Policia ka arrestuar dy persona, tek të cilët gjeti thikë, ndërsa njëri nga ata nuk ka poseduar asnjë dokumenti identifikimi, transemton Agjencia e lajmeve Flaka 

“Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme në Tetovë, mbrëmë (7-nëntor) rreth orës 21 e 35 minuta, në një objekt hotelerik në rrugën ,,Strasho Pinxhur,, në Tetovë, në të cilin është realizuar aksion kontrollues, kanë arestuar 24- vjeçarin A.S. dhe 30-vjeçarin A.D. të dy nga fshati Poroj i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre tek
personi A.S. policia ka gjetur thikë, kurse personi A.D. nuk ka poseduar asnjë dokumenti identifikimi”, njoftuan nga Policia e Tetovë, përcjell Flaka

Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tyre do të përgaditen eparashtresa adekaute. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 15:45

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA