Policia e Tetovës arreston 3 persona, u gjeti kokainë në makinë

Policia e Tetovës arreston 3 persona, u gjeti kokainë në makinë

Sot rreth orës 04 e 30 minuta, në fshatin Pallçisht i Poshtëm i Tetovës, pjestarët e policisë nga Sektori pëe punë të brendshme-Tetovë, kanë privuar nga liria 27-vjeçarin S.Sh., 22-vjeçarin A.R. 27-vjeçarin A.S. nga fshatrat Kopanicë e Shkupit dhe Bojanë dhe 23-vjeçarjn M.J. nga fshati Pallçisht, të cilët kanë udhëtuar me veturën ,,Ford,, me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar personi A.S, njofton Gostivari Sot

Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre dhe veturës është gjetur kokainë. Të njëjtit janë mbajtur në Stacionin
Policorë-Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të përgaditet edhe parashtresa adekuate. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 12:01

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA