Policia e Tetovës gjen gjashtë thasë me granata dhe raketa në një fushë në Poroj

Policia e Tetovës gjen gjashtë thasë me granata dhe raketa në një fushë në Poroj

Më datë 12.07.2018 rrethë gjysëm ore pasë mesnatës, pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendëshme Tetovë, kanë kryer kontroll në një arrë të mbjellur me misër, në atarin e fshatit Poroj të Tetovës, ku janë gjetur minahedhës të kalibrit 60 milimetër me 18 granata, dhe një hedhës dore të tipit RPG-7 me 5 rraketa, të cilët kanë qenë të vendosura në gjashtë thasë, theksojnë nga SPB e Tetovës.

Janë kryer të gjitha hetimet,  me pjesëmarje  të Prokurorit publik, armatimi është marur për procedurë të mëtutjeshme, nga ana e pjestarëve të Njësitit për antiterorizëm të Ministrisë për punë të brendëshme të Republikës së Maqedonisë.

Bëhet fjalë për armë të vjetër të papërdorur, e cila do të asgjësohet në mënyrë adekuate.

Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 12, 2018 19:28

Publicitet


Moti sot
27°
21°
Thu
21°
Fri
24°
Sat
26°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE