Policia jep informacione për vdekjen e 69-vjeçarit nga Gostivari

Policia jep informacione për vdekjen e 69-vjeçarit nga Gostivari

Dje (7-shkurt) rrethë orës 08 e 40 minuta, 29-vjeçarja J.Xh nga Gostivari, ka denoncuar se rrethë orës 02 e 30 minuta, nga shtëpia në drejtim të panjohur është larguar, babai i saj 69-vjeçari K.Xh, njoftoi sot Policia e Gostivarit, transmeton Gostivari Sot 

Menjëherë pasë denoncimit, janë ndërmarur masa adekuate për gjetjen e tij dhe në ora 16 e 30 minuta
K.Xh. në afërsi të Çajles së vjetër, është gjetur i vdekur në ujrat e lumit Vardar.

Me angazhim të zjarrfikësve të Gostivarit dhe personave tjerë, trupi i pajetë i K.Xh. është tërhequr nga ujrat e Vardarit, janë kryer hetimet komplete dhe me urdhër të gjykatësit hetues do të kryhet obduksion.

Sot familja Xhaferi të ndjerit i jep lamtumirën e fundit. Gostivari Sot  

LEXO: 

Gjendet i pa shenja jete njeriu i zhdukur sot në Gostivar

Urgjente, është zhdukur një 68 vjeçar nga Gostivari, familja kërkon ndihmë

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 8, 2019 13:14

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.