Policia ndërmerr masa për të evituar vozitjen e shfrenuar nëpër rrugët e kryeqytetit

Policia ndërmerr masa për të evituar vozitjen e shfrenuar nëpër rrugët e kryeqytetit

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) ka filluar me realizimin e një plani të posaçëm për rritjen e sigurisë në komunikacion në rajonin e Shkupit, përmes kontrolleve të shpeshta në komunikacion, ndaj kategorisë më të re të shoferëve, si edhe motoçiklistëve.

SPB-ja bën të ditur se në rajonin e Shkupit është shfaqur dukuria e lëvizjes me motoçikleta me shpejtësi të madhe, duke shkaktuar kështu zhurmë të madhe, duke shkelur rendin dhe qetësinë publike, por edhe shkelje në komunikacion. Me këtë rast, motoçiklistët bëjnë gara të jashtëligjshme me njëri-tjetrin. SPB e Shkupit është e vendosur që të bëjë çmos për të ndaluar këtë dukuri pasi që motoçiklistë të pandërgjegjshëm vënë në rrezik sigurinë personale, por edhe atë të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Korrik 16, 2017 19:28

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°