Policia përdorë dhunë fizike ndaj “Taulantëve” të Forinës| FOTO

Policia përdorë dhunë fizike ndaj “Taulantëve” të Forinës| FOTO

K.F “Vardar” ga fshati Forinë, i cili garon në Ligën e Tretë futbollistike, përmes një reagimi, thotë se referët kanë referuar kundër këtij klubi në ndeshjen e sotme me K.F “Reçica”, për çka situata ka eskalura dhe policia ka ushtruar dhunë fiizke kundër tifozëve të Forinës “Taulantët”, përcjell FLAKA.

“Sot me datë 13.04.2019 në lojën kampionle në mes Kf Reçicës – KF VARDARI Forinën është ushtruar dhunë psiqike nga fillimi i ndeshjes nga referët në krye me referin kryesorë Plarent Saliji i cili dukej qartë që ishte i porositur të referonte kundër klubit tonë me porosi të kryetarit të klubit Kf Drita (Bogovinë) Safet Miftari, ku i njejti pra kryetari i Kf Dritës gjindej në tribinën e stadiumit për ta parë se a e zbaton urdhërin gjyqtari i takimit që në këtë mënyrë shkel KF VARDARIN që konkurenti kryesorë Kf Drita të na tejkaloj në tabelën klasifikuese”, thuhet në reagim.

Nga K.F “Vardari” shtojnë më tej se dhe trajneri i K.F “Drita” nga Bogovina, ka gisht në tensionimin e situatës.

“Kryetari i Kf Dritës (Bogovinë) gjatë lojës lëshonte provokime dhe të qeshura tallëse edhe pse ndodheshte fare pranë tifozëve tanë TAULANTËVE ku në fundin e ndeshjes edhe eskaloi situata në përleshje fizike nga ku u ushtrua dhunë fizike ndaj tifozëve tanë nga policia dhe u arrestua pa të drejt tifozi jonë, bëjmë thirrje organeve përgjegjse menjëher të lëshojn në liri njeriun ton”, thuhet më tej në reagim.

Nga “Vardari” i Forinës bëjnë apel te ofs se nuk do të heshtim ndaj ktyre padrejtësive dhe se “nuk do jemi Goj mbyllur”. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Prill 13, 2019 20:07
Loading...