Politika dhe gjyqësori

Politika dhe gjyqësori

Kryeministri Zoran Zaev përmes një video mesazhi ka ftuar Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) të filloj procedurë për “pastrim” të gjyqësorit. Zaev fton Anti-korrupsionin të kontrollon pronën e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Kjo duhet të përfundoj menjëherë! Ne duhet ta pastrojmë gjyqësorin nga gjyqtarët dhe prokurorët e pandershëm, në mënyrë që gjyqtarët e ndershëm dhe profesionistë të mund të sigurojnë drejtësinë që qytetarët po e presin. Prandaj, thekson, i bëjmë thirrje Komisionit për parandalim të korrupsionit të fillojë procedurë për kontroll të pronës së gjykatësve dhe prokurorëve, menjëherë. Komisioni ka një mundësi të tillë, përkujton dhe e inkurajojmë ta zbatojë menjëherë”-thuhet mes tjerash në mesazhin e kryeministrit Zaev.

Reaguan nga VMRO DPMNE: Për këtë shkak Zoran Zaev përmes Gjykatës kushtetuese krijon mundësi që pas humbjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të amnistohet për të gjitha aferat me korrupsion dhe bizneset e njohura për opinionin. Që të realizohet kjo, Gjykata kushtetuese do të bëjë praktikë, Pendarovski do të realizojë.

“Vendimi i Gjykatës kushtetuese është tregues i qartë se ajo, si dhe gjyqësia tjetër, tërësisht i janë nënshtruar vullnetit të Zaevit dhe LSDM-së. VMRO-DPMNE i bën thirrje Zaevit të ndërpret me presione ndaj pushtetit gjyqësor. VMRO-DPMNE është kundër amnistive dhe kundër faljeve. VMRO-DPMNE nuk d të përkrah amnisti dhe falje. Nëse Zaevi vazhdon me planin e tij dhe i zemëron qytetarët, VMRO-DPMNE-ja do të dalë me ta në protesta”, përfundon reagimi. FLAKA
Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 1, 2019 15:14

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA