Pollog, 37 automjete për transport publik të udhëtarëve me defekte teknike

Pollog, 37 automjete për transport publik të udhëtarëve me defekte teknike

Pjestarët e policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, dje në periudhë prej ora 09.00 deri ora 14.00, kanë realizuar aksion kontrollues, të gjendjes teknike të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, në të shumtën e raste autobusëve dhe taksi furgonëve, njofton Gostivari Sot 

Gjatë këtij aksioni kontrollues, janë kontrolluar gjithsej 95 automjete (TE-65 dhe GV-30), tek të cilat
gjithsej janë zbuluar 37 shkelje (TE-16 dhe GV-21).

Gjashtëmbëdhjetë prej automjeteve të kontrolluara, kanë qenë me parregullsi në pajisjet e ndalimit (TE-
11 dhe GV-5), 3 automjete kanë pasur paregullsi në pajisje tjera drejtuese (TE-1 dhe GV-2), 4 automjete
kanë qenë me regjistrim të skaduar (GV), 12 automjete nuk e kanë pasur të kryer kontrollin e
jashtzakonshëm teknik (TE-4 dhe GV-8), kurse 2 vetura nuk kan poseduar pajisjet e detyrueshme me
vete.

Shkeljet e zbuluara janë rumbullaksuar me 37 fletpagesa për kundërvajtje, 4 kërkesa deri te
gjykatësi përkatës, për vazhdimin e procedurës për kundërvajtje, ndërsa 22 automjete menjëherë janë
shkyçur nga trafiku.

Gjatë kontrollit të ditës së djeshme, gjithashtu janë konstatuar edhe 4 lloje tjera të shkeljeve, të cilat
janë sanksionuar në mënyrë ligjore. Gostivari Sot

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Tetor 9, 2019 12:13

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR
Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA