Pollog, janë zbuluar 121 vozitës pa patent shoferi

Pollog, janë zbuluar 121 vozitës pa patent shoferi

Gjatë këtij muaji (janar), në rajonin e Tetovës dhe të Gostivarit, gjithsej janë zbuluar 121 vozitës, të cilët
kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi edhe atë 81 në Tetovë dhe 40 në Gostivar, transmeton Flaka

Numri më i madh prej tyre, kanë drejtuar vetura kështu që janë pregaditur fletpagesa adekuate për
kundërvajtje.

Gjatë vitit të kaluar, numri i përgjithshëm i vozitësve pa patent shoferi në Tetovë dhe rrethinë
është 1367, kurse në rajonin e Gostivarit është 1134.

Duke pasur parasyshë këto numra, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, edhe një herë rikujton
vozitësit se, drejtimi i automjeteve pa patent shoferi, është në kundërshtim me Ligjin për siguri në
trafikun rrugorë (neni 225), dhe se gjoba për këtë lloj të kundërvajtjes është 300 euro në kundërvlerë të
denarit.

Gjobë me vlerë prej 300 euro është e paraparë edhe për pronarin e veturës, i cili ia ka lejuar dhe
mundësuar veturën e tij, që ta drejtoj personi i cili nuk posedon patent shoferi, kurse nëse vetura është në pronësi të personit juridik, do tju pregaditet kërkesë për vazhdimin e procedurës gjyqsore për
kundërvajtje.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, edhe në të ardhmen do të vazhdojë me kontrolle dhe aktivitete
të përforcuara, ku në qendër të vëmendjes do të jenë zbulimi dhe sanksionimi i këtij lloji të kundërvajtjeve, që shumë shpesh manifestohet në rajonin e Pollogut. Flaka 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 31, 2019 11:48
Loading...