Pollog, nga gjithsej 142 automjete të kontrolluara nga Policia , 25 dalin me defekte teknike

Pollog, nga gjithsej 142 automjete të kontrolluara nga Policia , 25 dalin me defekte teknike

Në rajonin që mbulon Sektori për punë të brendshme-Tetovë, dje (11-shtator) në  p periudhën prej ora 11 deri ora 16, është realizuar aksion kontrollues, në të cilin theks të veçantë është përqëndruar në gjendjen teknike të automjeteve, përcjell Gostivari Sot 

Në këtë aksion janë përfshirë gjithsej 142 automjete (TE-91 dhe GV-51) kështu që tek 25 vetura janë konstatuar parregullsi teknike edhe atë (TE-19 dhe Gv-6), ku pjesa më e madhe kanë pasur parregullsi teknike në pajisjet e ndalimit (frenat) edhe atë (TE-16 dhe GV-6), thonë nga SPB – Tetovë

Krahas kësaj, 6 vetura kanë qenë me regjistrim të skaduar (TE-3 dhe GV-3) kurse 3 automjete në
Tetovë, nuk kanë pasur të kompletuar pajisjet e detyrueshme, apo të njëjtat nuk kanë qenë në
rregull. Veturat teknikisht të parregullta menjëherë jan shkyçur nga trafiku, kurse vozitësve dhe
personave juridik pronarë të automjeteve u janë përgaditur parashtresa adekuate.

Gjatë kontrolleve të djeshme, gjithashtu janë zbuluar edhe 7 vozitës të cilët kanë drejtuar veturë pa patentë shoferi, (TE-6 dhe GV-1), 4 vozitës fillestarë (TE), 4 vozitës të cilët nuk e kanë pasur me vete patentën e shoferit (TE-3 dhe GV-1), 1 vozitës që ka drejtuar nën ndikim të alkoolit, si dhe lloje tjera të shkeljeve të cilat janë sanksionuar me parashtresa të parapara ligjore. Gostivari Sot 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2019 13:57

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...