Pollogu “vlon”, me vallëtare, kamariere dhe këngëtare nga Shqipëria, Serbia e Bullgaria

Pollogu “vlon”, me vallëtare, kamariere dhe këngëtare nga Shqipëria, Serbia e Bullgaria

Pollogu “vlon”, me vallëtare dhe këngëtare nga Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi. Kështu flasin të dhënat që posedojnë organet e rendit. Në aksinet e realizuara, Policia hasi 186 shtetase të huaja apo të Maqedonisë. Sipas statistikave policore, ky numër është dyfishuar për dallim nga një vit më herët, njofton Flaka. 

Në funkson të zbulimit dhe sanksionimit ligjor, organet e rendit brenda vitit 2017 realizuan 28 aksione kontrolli në lokalet hoteliere të Tetovës e Gostivarit.

Kështu, në Tetovë u realizuan 15 aksione të tilla, kurse në Gosvar 13 sosh. Për dallim nga viti paraprak, gjatë vitit 2017 Policia realizoi 6 aksione më tepër, gjë që flet për shtim të këtij fenomeni në rajonin e Pollogut.

Prezenca e lokaleve të shumta të natës që funksionojnë në rajonin e Pollogut, dëshmohet edhe nga aksionet tjera policore të realizuara brenda kohës.

Gjithmonë duke u thirrur në buletinin zyrtar të Policisë, gjatë aksioneve policore u hasën 69 shtetase të Shqipërisë, 38 nga Serbia, 10 nga Kosova dhe nga një shtetase të Bullgarisë dhe Malit të Zi.

Vallëtare, kamariere e këngëtare edhe nga Maqedonia

Përskaj shtetaseve të huaja, Policia Zbuloi edhe 67 shtetase nga Maqedonia. Ky fenomen po shtohet sidomos viteve të fundit.

Karakteristike gjatë aksionit të fundit policor në baret e natës është fakti që gjitha femrat e hasura duke punuar ilegalisht, janë nënshtetase të Maqedonisë, gjë që nuk ka qenë praktikë gjatë aksioneve të kaluara, ku janë hasur femra kryesisht nga shtetet fqinje, Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe Serbia, shkruan Flaka.

Sakaq, shtetaset e huaja që u hasën duke kënduar si vallëtare e këngëtare, kanë keqpëdorur lejet e qëndrimit turistik në vend, duke punuar ilegalisht në objekte hoteliere.

“Konform ligjit, Policia ka ndekur procedurën dhe të njëjtat janë deportuar në shtetin amë. Ndërkaq, u është shqiptuar masë ndalimi në territorin e Maqedonisë nga 1 deri 5 vite”, thotë zëdhënësi i Policisë, Marjan Josifoski.

Ndërkohë, shtetaset e huaja por edhe ata të Maqedonisë, në objektet ku u hasën duke punuar ilegalisht, kanë qenë të angazhuara si këngëtare, vallëtare, kamarere ose pastuese dhomash në hotele. Në shumicën e rasteve, ata punonin të pa paraqitura.

Vallëtare, kamariere e këngëtare, apo… ?

Por, çka konkretisht kanë qenë duke punuar shtetaset e huaja dhe ato të vendit nëpër objektet hoteliere të Pollogut.

Nga Policia shpeshherë kanë hedhur dyshimin që disa nga ata kanë qenë të involvuara në prostitucion apo aktivitete të tjera të jashtëligjshme.

Por nga SPB – Tetovë, për momentin nuk mund të konfirmojnë se femrat e hasura nëpër objektet hoteliere kanë qenë të përfshira në prostitucion.

Nga atje, si zakonisht bëjnë me dije se janë duke i ndërmarr gjitha masat e nevojshme për konstatimin e një gjëje të tillë. FLAKA 

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shkurt 1, 2018 13:12
Loading...

Filloi ndërtimi i kompleksit të ri banesor pranë Qendrës Tregtare ETC-Gostivar.Ofrojmë këto tipe banesash:-50m2-82m2-90m2-106m2-116m2-124m2-130m2(Duplex)-220m2Pagesa mundet të bëhet edhe me këste me 0% interes.Kontak telefoni:070215378

Posted by Poli Project ing. on Sunday, August 6, 2017
Chicago Stone Local Media

Our company presentation...

Posted by Chicago Stone LLC on Thursday, December 21, 2017

Gostivar
10°
11°
Thu
15°
Fri
17°
Sat
17°
Sun

ARKIVI I LAJMEVE

Loading...