Popullata e Maqedonisë së Veriut e varur nga anti-depresivët

Popullata e Maqedonisë së Veriut e varur nga anti-depresivët

Çdo i dhjeti banorë i Maqedonisë së Veriut pi diazepam. Ai është ilaçi i tretë më i shkruar. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i muajit, ky medikament u shkrua në mbi 6 mijë receta dhe konsumi vjetor tejkalon mbi një milion paketa, përcjell FLAKA.

Psikologët thonë se mjekët në vend që të bëjnë një test psikologjikë, pa një kontroll, u shkruajnë diagnozë pacientëve dhe në shumicën e farmacive diazepam mund të merret pa recetë.

Diazepam nëse përdoret shpesh mund të shkaktojë efekte serioze shëndetësore, thonë psikologët të cilët thonë se në vend të mjekimit problemet e përditshme duhet të tejkalohen nga biseda me profesionistë ose me shokë, me një shëtitje ose aktivitet fizik që të ndihmon për të nxjerrë energjitë negative. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Mars 6, 2019 20:33
© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.