Portret: Salla Shabani, gjeniu i instrumenteve frymore dhe instrumenteve me tela | FOTO

Portret: Salla Shabani, gjeniu i instrumenteve frymore dhe instrumenteve me tela | FOTO

Salla Shabani është  i lindur në fshatin Strajan të Gostivarit në vitin 1947.  Të lindesh në këtë çerdhe ku kënga dhe muzika e folklorit burimor rrjedhin sikur gurra e pashtershme e të mos e kultivosh këtë thesar nuk është e mundur. Si rrjedhojë, Shabani me aktivitete folklorike filloi që në moshën e tij të hershme. Veçori e tij është mjeshtëria e dyfishtë.

Shabani pos që merret me prodhimin e instrumenteve frymore dhe me tela, njihet edhe si mjeshtër dhe zotërues i mrekullueshëm në interpretimin e këtyre instrumenteve. Për herë të parë  filloi në fyell dhe që në moshë të re tingujt e muzikës folklorike lanë përshtypje dhe ia morën vëmendjen.

Vendlindja e Salla Shabanit njihet si vatra e folklorit burimor dhe ndër shekuj prindëri, gjyshi, stërgjyshi e katragjyshi kanë qenë prodhues të veglave folklorike. Në moshën 8 vjeçare filloi të interpreton  në çifteli dhe në sharki, që disa vite më vinë të interpretoi edhe në kavall dhe në gajde. Vitet kaloni dhe dashuria për folklorin dhe instrumentet muzikore sa vinte dhe rritej. Që në moshën 12 vjeçare filloi të merret me prodhimin e disa instrumente airofome, fyell anësh, fyell bilbil dhe gajde, për të vijuar pas disa vitesh edhe me prodhimin e çiftelisë, sharkive dhe kavalleve.

Këtë mjeshtri Shabani e kishte trashëguar nga babai i tij Lazami dhe axha im Fejzulla Shabani, të cilët atë Botë janë llogaritur si legjendat e kavallit në hapësirat shqiptare.

“Deri në vitin 1968 vazhdova me prodhimin e veglave folklorike. Në vitin 1968 migrova në Gjermani si mjeshtër i diplomuar (murator), por hobin për muzikën folklorike nuk e ndërpreva. Në mërgim shpika fyell me kokë të gërnetës. Pas disa viteve zbulova fyell anësh që interpreton nga dy anët me dy akorde. Deri në vitin 1976 punova në Gjermani përpos punës si murator kohën e lirë merresha me prodhimin e instrumenteve folklorike burimore. Në vitin 1976 u ktheva në vendlindje vazhdova me prodhimin e instrumenteve folklorike, dashuria për muzikën folklorike nuk u ndal edhe pas kthimit nga mërgimi vazhdova me shpikje të reja”, shprehet Shabani.

Në 1977, thotë ai, shpika kavall me shtojca me pesë funksione, në vitin 1978 erdhi zbulim tjetër kavall interpreton nga dy anët kavall gajde të njëjtin akord, në vitin 1979 zbulova kavallin fyell bilbil me të njëjtin akord, në 1980 arrita zbulim tjetër kavall bilbil për fillestar, kavall dy zëra me tre akorde, në 1981 bëra kavall me shtojca  që interpreton nga dy anët me tetë funksione. Krijimtaria e tij nuk njihte fund. Deri në vitin 1992 vazhdoi me riprodhimin e këtyre instrumenteve folklorike dhe po këtë vit shpiku katër lloj të kavalleve të lakuar në maj, arsyeja për shkak të akordit të ulët.

“Bastum me dy funksione që interpreton nga dy anët e shpika në vitin 1994 pas dy viteve shpika bastum me katër funksione që interpreton nga dy anët, ndërsa në 1998 prodhova kavall me një notë më tepër me pjesë të gërnetës. Deri në vitin 2012 vazhdova me riprodhimin e instrumenteve folklorike burimore, në vitin 2012 zbulova çifteli temperim me gjashtë funksione”, vijon ai.

Si prodhues i të gjithave instrumenteve airofome si dhe ata me tela, çifteli të zakonshme, çifteli temperim, sharki prim, karadizen, kavalle të gjitha llojet, fyell anësh, fyell bilbil, fyell me dy zëra, okarina, zurle, zumare me dy zëra, gajde, rakeza, gëreza e shumë lloje të tjera instrumentesh airofome. Të gjitha këta instrumente i prodhon Salla Shabani.

“Folklori më frymëzon dhe do vazhdoj të prodhoj instrumente folklorike popullore, janë hobi tash më edhe profesioni im që nga mosha e re. Krijimi i instrumenteve frymore dhe me tela, duket që përbën një botë në vete. Shumë pajisje muzikore mbajnë autorësinë e tij, ashtu sikurse edhe shumë çmime e mirënjohje nga festivale dhe evenimente të ndryshme folklorike brenda trojeve shqiptare dhe jo vetë.

Salla Shabani është nga themeluesit e  AKVP “Besa”, nga Gostivari. Në mënyrë më të mirë në gjitha vendet ku ka marrë pjesë, ka prezantuar folklorin burimor të Pollogut. Për këtë kontribut të madh ai u shpërblye me diploma, pllakete dhe shumë mirënjohje në suaza të shoqërisë “Besa” por edhe me pjesëmarrje individuale. Në 10 vitet e fundit Salla Shabani gjithnjë ka qenë aktiv në festival ku ka marrë pjesë si dhe është shpërblye të shumta.

Në festivalin e Kaçanikut të mbajtur në vitin 2002 fitoi çmimin veteran i folklorit, në vitin 2004 mori pjesë në Festivalin mbarëkombëtarë që u mbajt në Gjirokastër. Në vitin 2006 në Festivalin “Shari Këndon” u  shpërblye me diplomën dhe mori çmimin “Melodia më të mirë”. Në këtë festival, mori shumë çmime ndër vite, siç ishte edicioni i vitit 2007 ku shpërblye me diplomë si instrumenti më i mirë në Kavall. Po të njëjtin vit në 35 vjetorin e formimit të Ansamblit ”Besa” nga Gostivar mori shpërblimin plaketen e artë.

Por aktiviteti i tij nuk u ndalet këtu. Vazhdoj me punën e tij të pa lodhshme të jetë aktiv në Ansamblin “Besa” dhe me pjesëmarrje në festivale të ndryshme, ku nuk i mungonin as çmimet. Në festivalin folklorik “Hasi Jehon” morri diplomë si instrumentist i dalluar. Shabani krahas festivale shqiptare, arriti të ngadhënjen çmime edhe në festivale siç janë ata maqedonase. Në maj të vitit 2011 merr pjesë në festivalin folklorik “Hasi Jeho”  në  Kosovë  dhe shpërblehet si instrumentisti i dalluar. Po këtë vit mori pjesë në festivalin e “Barive” në Galiçnik, ku po ashtu u shpërblye.

Në festivalin “Kandilat e Bajramit” në Shkup zgjidhet si grup i artistëve me kavall. Në vitin 2011 u shpall veteran i folklorit, kurse në vitin 2012  merr pjesë në festivalin “ Pece Atanasevski” Prilep (Dollnen) ku merr diplomë si instrumentisti më i mirë në kavall. Në të njëjtin festival vitet vijuese fitoi çmimet Plakete e shekullit XIX për instrumentin e çiftelisë me gjashtë funksione që e ka shpikur vetë si dhe çmimin e karrierës në kavall.

Në këtë festival, Shabani arrite të fiton çmime edhe në edicionet vijuese. Shabani fitoi çmime edhe në festivalin folklorik tipologjik kombëtar të instrumenteve rapsode popullore në Lezhë, në festivalin mbarëkombëtar, festivalin folklorik  burimor “Sharri Këndon”,  si dhe festivalet  tradicional ndërkombëtar revial Festivalet “ De Saint-Florent-Le-Vieil (49) “ dhe “Les Orientales” që po mbahen në Paris të Francë. Edhe viti 2016 ishte i bujshëm për Salla Shabanin.

Në festivalin e Mavrovës “Ditët e Bariut”, që ishte festival jogarues, u paraqet me një performancë që la përshtypje tek publiku i pranishëm. Krahas çmimeve dhe interpretimeve mbresëlënëse, arriti të rekruton dhe përgatis edhe trashëgimtarë të tij. Sot Gostivari ka fituar instrumentistë në kavall, siç janë Hanif Demiri, Emin Xhaferi, Adnan Aliu dhe Valon Aliu. Redaksia Flaka

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Janar 1, 2017 08:57

REKLAMA