Pothuajse 500 punonjës policie të Shkupit bartin armë të fituara ilegalisht – prokuroria nuk ka hapur hetim

Pothuajse 500 punonjës policie të Shkupit bartin armë të fituara ilegalisht – prokuroria nuk ka hapur hetim

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski zbulon se 468 punonjës të policisë së Shkupit morën armë në mënyrë të paligjshme, por prokuroria nuk e hetoi atë raport të Ministrisë së Brendshme, transmeton FLAKA.

Në një konferencë për shtyp mbi raportin me rastin e 100 ditëve të qeverisë, Spasovski theksoi se tani pas rrefuzimit të Prokurorisë Publike për të hapur një hetim të çështjes nuk mund të fillojë një procedurë të re edhe pse janë gjetur parregullsi edhe në procedurat ligjore kundër punonjësve të MPB.

“Një raport gjithëpërfshirës për lëshimin ilegal të lejeve të armëve, një raport i mbushur me qindra faqe, iu dorëzua prokurorisë dhe u mbyll atje. U konstatua se 468 veta, vetëm nga SPB Shkup, kanë marrë armë ilegalisht. Dhe nëse e mbyllni procedurën një herë, rregullat janë se nuk ka procedurë dy herë për të njëjtin akt”, tha Spasovski. FLAKA

 

Abedin Bilalli
nga Abedin Bilalli Shtator 12, 2017 23:13

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

MOTI SOT
26°