PPD do të kandidojë me profesorin Vebi Xhemaili për Komunën e Bogovinës

PPD do të kandidojë me profesorin Vebi Xhemaili për Komunën e Bogovinës

Partia për Prosperitet Demokratik edhe pse pas riaktivizimit si subjekt aktiv në skenën politike në bllokun shqiptar ka dështuar në vazhdimësi  edhe më tej vazdhon aktivitetet e saja për pregaditjen e zgjedhjeve lokale të tetorit, ku ka bërë të ditur se profesori Vebi Xhemaili do të jetë kandidat i kësaj partie për kryetar të Komunës së Bogovinës.

Profesor Vebi Xhemaili është një ndër themeluesit e PPD-së.Gjithashtu është ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës ku aktualisht është i angazhuar si profesor i regullt i Historisë.Ka ushtruar detyrën e Kryetarit të Komunës së Bogovinës në periudhën 1996-2000 dhe është pjesmarës direkt në shumë veprimtari me vlera kombëtare, thuhet në njoftimin për media nga PPD.

Flaka Redaksia
nga Flaka Redaksia Shtator 13, 2017 19:39

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°