PPD me kandidat për komunën e Tetovës

PPD me kandidat për komunën e Tetovës

Nga burime të afërta me Partinë për Prosperitet Demokratik, medial.mk ka mësuar se ky subjekt politik në Komunën e Tetovës do të paraqiten me kandidat për kryetarë të Komunës dhe me listë të këshilltarëve, mëson medial.mk.

Sipas informatave të besueshme nga PPD, ky subjekt politik është shumë afër konkretizimit të kandidaturës së Arben Rusit, si kandidat në Komunën e Tetovës.

“Edhe pse akoma nuk është oficiale, edhe Rusi edhe kryetari i kësaj partie Faton Aliti, gjatë ditëve të kaluara kanë qenë në konsultime të vazhdueshme, dhe pritet konkretizimi i kandidaturës së Arben Rusit për kryetarë të Komunës së Tetovës”, thonë burime anonime nga PPD, për medial.mk.

Sipas këtyre burimeve PPD pret përkrahje edhe nga disa subjekteve tjera politike te cilët nuk do te garojnë me kandidate te vet në Komunën e Tetovës.
“Arben Rusi është i mirënjohur për opinionin e gjerë. Ka ushtruar detyrën e kryearkitektit të Komunës së Tetovës, ka kontribuar shumë për avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni, dhe është ndër themeluesit e Universitetit të Tetovës, si dhe është profesor Universitar me angazhman në Maqedoni dhe jashtë vendit”, thonë të njëjtat burime.

Këtë informatë të Medial.mk, na konfirmoi edhe Kryetarit i degës së PPD-së në Tetovë Shpend Muratit i cili na deklaroi se: “është e vërtetë se jemi në biseda me Arben Rusin, dhe së bashku me disa parti të tjera politike jemi duke e shqyrtuar mundësinë që ky propozim i yni të jetë kandidaturë e përbashkët. Presim dhe shpresojmë se këto ditë që mbeten deri në afatin përfundimtar të paraqitjes së kandidaturave Arben Rusi të na nderojë me përgjigje pozitive, tha Murati.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Shtator 12, 2017 12:12

#deklarim

MARKETING

NA NDIQNI NE FACEBOOK

ARKIVI I LAJMEVE

Moti sot
14°