Pranohet aktakuza për “Reket”, do të gjykohen Boki 13 dhe Katica Janeva

Pranohet aktakuza për “Reket”, do të gjykohen Boki 13 dhe Katica Janeva

Këshilli për vlerësimin e aktakuzës së Gjykatës Penale e cila vepron pas vlerësimit të aktakuzës së PPTH-së për përndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsion, duke vepruar pas ankesave të aktakuzës kundër Bojan Jovanovskit, Katica Janevës dhe Zoran Milevskit, solli vendim me të cilin ankesat e të dyshuarve hidhen poshtë si të pabaza, ndërsa aktakuza aprovohet në tërësi, raporton TV21.

Kundër këtij vendimi, sipas dispozitave të Ligjit për procedurë penale, ata  nuk kanë të drejtë për ankesë. Pas aprovimit të aktakuzës, do të formohet lëndë penale e cila përmes sistemit AKMIS do të shpërndahet për procedim të mëtutjeshëm, ndërsa pas caktimit të seancës kryesore, palët dhe opinioni publik do të jenë të njoftuar , informojnë nga Gjykata penale Shkup.

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Nëntor 8, 2019 17:17

HAPËSIRË E SPONSORIZUAR

Loading...

© FLAKA.COM.MK - Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me kushtet e përdorimit.

REKLAMA