Preambula hapi dilema të shumta, a do të ketë hapësirë për ndryshimin e amendamenteve?

Preambula hapi dilema të shumta, a do të ketë hapësirë për ndryshimin e amendamenteve?

Propozime dhe dilema të shumta rreth Preambulës së Kushtetutës. Profesorët e Universitetit Lubomir Fërçkovski dhe Vllado Poposki paraqitën në dëgjimin publik pikëpamjet e tyre mbi draft tekstin e amendamenteve. Fërçkoski mendon se është mirë të citohet vendimi i KAÇKM sesa të futet deklarata. Marrëveshja e Ohrit ka rëndësi historike, por nuk mund të hyjë në preambulë së bashku me dokumentet historike, tha poashtu ai, përcjell FLAKA.

Profesori Blerim Reka paralajmëroi se nuk ka shumë hapësirë manovrimi për ndërhyrjen në amendimet sepse detyrimet e Marrëveshjes së Prespës duhet të realizohen. Ekziston një periudhë e vështirë politike me shumë sfida. Amnistia duhet të realizohet dhe katër deputetët nga opozita shqiptare kanë kërkesat e tyre.

Për të përmbushur kërkesat e bashkësive etnike, profesor Vllado Popovski propozon që në preambulë, populli maqedonas, shqiptarët, turqit, serbët, romët, boshnjakët dhe vllehët, të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë Veriore.

Kryeministri Zaev tha se amendamentet kushtetuese u konsultuan me Greqinë dhe janë marrë si të pranueshme propozimet e Panço Minov për një aplikim gradual, si dhe për Ilija Dimovski për futjen e Kushtetutës së 1991 në preambulë.

Ende ka 4 debate publike për ndryshimet kushtetuese. Pas përfundimit të tyre, Qeveria duhet të paraqesë një raport në Parlament brenda dy ditëve dhe një version përfundimtar të tekstit pas të cilit do të fillojë votimi, i cili kërkon një shumicë prej dy të tretash në fazën e tretë. FLAKA

Redaksia Flaka
nga Redaksia Flaka Dhjetor 5, 2018 22:03

PUBLICI8

Sondazhi

Vlerësimi juaj për vitin 2018 ?
Maqedoni
7°
2°
Sun
0°
Mon
-2°
Tue

ARKIVI I LAJMEVE